Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, uron udheheqësinë e Komunës së Tuzit me rastin e Ditës së komunës.
Më poshtë mund të lexoni urimin e plotë të z. Kurtezi.
Të dashur Malësorë,
Të dashur qytetarë të Tuzit,
1 shtatori është dita e Komunës tuaj! Sëbashku festojmë këtë ngjarje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Kjo është një ditë e veçantë dhe jo thjesht një festë kalendarike. Kjo është një ditë e cila mbart një simbolike të rëndësishme.
Kjo festë sot ka një dimension të dyfishtë: sëpari pasi është viti i parë i administrimit në aleancë i Forumit Shqiptar të Komunës dhe sëdyti pasi ka filluar epoka e re e administrimit të pavarur të komunës, në kuadër të shtetit të MZ.
Komuna e pavarur është një hap përpara, që tregon pjekurinë politike të udhëheqësve dhe partive politike shqiptare dhe evidenton shembullin e vetëdijës kombëtare. Ky zhvillim historik është një sprovë për drejtuesit e komunës dhe Forumit, që përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe grupet e tjera etnike, të arrijnë sukses dhe prosperitet për Tuzin. Shpreh bindjen se ky sukses do të frymëzojë edhe brezat e ardhshëm.
Gëzuar dhe paçi suksese të mëtejshme!
Ridi Kurtezi
Ambasador i Shqipërisë

