Nesër Malësia feston Ditën e Komunës

Nesër, me 1 shtator, Malësia feston Ditën e Komunës së Tuzit.
Është kjo festa e parë e komunës së plotë, komunës për të cilen u angazhuan gjenerata të shumta të politikanëve shqiptar që nga viti 1990.
Kjo festë simbolizon edhe bashkimin, meqenëse se pushtetin shqiptar në këtë komunë e siguruan subjektet politike shqiptare, të cilat u bashkuan si asnjëherë më parë, e përkrahur edhe nga Diaspora shqiptare dhe qarqe të caktuara nga politika shqiptare e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Gëzuar Ditën e Komunës.
Malësia.Org