Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, me rastin e Ditës së Komunës

Fjalimin e plotë  të Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, mund ta lexoni më poshtë.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,
I nderuar nënkryetar i Parlamentit, z. Nimanbegu, e nderuara ministre Pribilloviq, ministër Zenka, , të nderuar prijës fetarë, shkëlqesitë tuaja ambasadorë!
Mysafirë dhe miq,të gjithë të pranishëm, mirëdita dhe mirë se keni ardhur në akademinë solemne me rastin e 1 Shtatorit- Ditës e Komunës së Tuzit.

Një fjalë popullore thotë se fëmija që lind duhet përkundur. Lindja e komunës sonë është një fëmijë i shumëpritur, rezultat i angazhimeve për më se dy dekada i të gjithë spektrit politik dhe joqeveritar të kësaj treve. I dëshirës sonë për ta marrë në dorë para së gjithash përgjegjësinë për zhvillimin e trevës sonë – Malësisë.
Por përpos gëzimit fillestar, si lindja e çdo fëmije tjetër, ai kërkon një angazhim të vazhdueshëm dhe përkushtim të thellë të prindërve, por edhe të të gjithë të afërmeve për një zhvillim sa më të mirë, sa më me pak pengesa dhe sa më të shpejt.

Fëmijët zviceranë në shkolla i mësojnë se Zvicra është një shtet jo i pasur dhe se nevojitet angazhimi i të gjithëve për t’i revaloziruar të mirat që i posedojnë. Për dallim prej tyre, ne i mësojmë paksa ndryshe, e kjo më vonë bëhet pjesë e vetëdijes sonë, shpesh të pabazë.
Potencialet natyrore të Malësisë i dimë të gjithë, me to duhet punuar dhe vepruar me kujdesin më të madh, të vetëdijshëm se i kemi trashëguar prej të parëve dhe se duhet lënë gjeneratave tjera në trashëgimi.
Sidoqoftë, ato nuk janë vogla, por kërkojnë valorizim që deri më tani ka munguar. Valorizimi dhe përkujdesja maksimale për to duhet të jetë udhërrëfyes për të gjithë ne. Prodhimtaria bujqësore është njëri nga potencialet me të cilat mund të llogarisim falë kushteve klimatike, por edhe punës së palodhshme të bujqve tanë. Jemi të vetëdijshëm se pa mbështetjen institucionale në formën e subvencioneve të mundshme, veçanërisht për prodhuesit e rinj kjo mund të mbetet vetëm një dëshirë e bukur. Vreshtaria është edhe një nga resurset në të cilat mund të llogarisim. Të përkujtojmë se në territorin e komunës sonë është pjesa dërmuese e sipërfaqes së plantacioneve “13 Korriku”, ndër më të mëdhatë në Evropë. Por nuk është e vogël as sipërfaqja që mbulojnë plantacionet private në komunën tonë.Ata do t’i kemi temë prioriteti.
Bukuritë natyrore të Malësisë dhe potenciali ekzistues turistik, me Liqenine Shkodrës, lumin Cem dhe kanionin e tij, bjeshkët dhe malet tona, janë disa nga pasuritë e çmueshme turistike që na i ka dhuruar natyra e që jemi duke u kushtuar kujdes të veçantë.
Mirëpo, resursi më i madh i trevës sonë është rinia jonë e shkëlqyeshme si në vendlindje ashtu në diasporë, gjithmonë e gatshme të kontribuojë për prosperitetin e vendit.
Më lejoni, të nderuar të pranishëm, që duke respektuar durimin tuaj tu njoftoj taksativisht me disa nga projektet dhe aktivitetet e ndërmarra nga vetëqeverisja jonë vendore:
Deri më tani kemi arritur t’i bëjmë funksionale 4 sekretariate, dy drejtori, organizatën turistike, ndërmarrjen për shërbime komunale. Po ashtu kemi themeluar zyrën për bashkëpunim me diasporën, policinë komunale si dhe kemi funksionalizuar softuerin për sjelljen e aktvendimeve për pagesa të tatimeve komunale, të cilat derdhën në buxhetin tonë.
Përveç këtyre angazhimevekemi realizuar disa aktivitete, si Shënimi i Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Mbjellja e pemëve në disa lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Tuzit, me rastin e ditës ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit,,kemi ndërtuar dy pikëvrojtimi, në Rakiq dhe në Rrogath, si dhe kemi riparuar Ublën e Mileshit.

Të nderuar të pranishëm,
Investimet në mjedisin tonë kanë qenë sporadike dhe jo të shpeshta, kështu, duke vlerësuar mungesën e tyre jemi angazhuar për realizimin e atyre projekteve, që deri tash kanë qenë vetëm premtime parazgjedhore, si
– Ndërtimit i rrugëve anësore të kopshtit të fëmijëve në Tuz;
– Rikonstruktimit i parkut në qender të Tuzit;
– Ndërtimi i shëtitores nga Vulajt deri nëHakaj;
– Përfundimi i projektit dhe fillimi i punimeve në rrethrrotullimin në Tuz;
– Përfundimi i Projektit ideor për stadiumin tëKF Deciqi dhe përgatitja e tenderit për projektin kryesor;
– Përfundimi i Projektit ideor të shëtitores nga QIK Malësia deri te Gjimnazi “25 Maji” dhe përgatitja e procedurave për tenderin kryesor.
Gjithmonë të përkushtuar për bashkëpunim dhe partneritet, por assesi për servilizëm ndaj askujt, kemi veçuar disa nga projektetkapitale të cilat i kemi kandiduar dhe po i realizojmë me Qeverinë e Malit të Zi, siç janëBulevardi Podgoricë-Tuz, Rruga Dinoshë- Cem i Trieshit,Kopshti i fëmijëve në Tuz, hapja zyrtare e të cilit do të bëhet javën që vjen, së bashku me ministrinë e arsimit, etj.
Dua të cek se jemi të hapur për investime dhe projekte të partneritetit publik – privat, ku si partnerë kryesorë presim jo vetëm ndërmarrjet vendore, por edhe të gjithë malësorët nga diaspora, që janë të gatshëm të investojnë në vendlindjen e tyre. Diasporën tonë duhet veçuar si një nga faktorët e zhvillimit të Malësisë. Edhe projekti i tyre i realizuar para disa ditësh, i vendosjes së përmendores së heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit dhe rregullimit të Shtëpisë Muze në Bardhaj na bind se diaspora e ka mendjen e zemrën në vendlindje dhe se bashkëpunimi me ta është më se i mirëseardhur.
Personave dhe familjeve me gjendjetë rënduar sociale të komunës sonë, do tu kushtohet rëndësi e veçantë, duke i ndihmuar e mbështetur ata, gjegjësisht duke i integruar në punë. Me qëllim të përkrahjes së çifteve të reja, mes tjerash, komuna ka vendosur që secilën foshnje të porsalindur ta shpërblejë me nga 200 euro.
Gjatë kësaj kohe kemi marrë disa vendime të rëndësishme, si anëtarësimi i Komunës së Tuzit në Bashkësinë e Komunave të Malit të Zi, anëtarësimi i Komunës së Tuzit në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon, miratimi për vendosjen e bustit të Skenderbeut në oborrin e shkollës fillore në Trieshetj.

Që nga zgjedhja e stafit udhëheqës, komunën e kanëe vizituar shumë autoritete të rëndësishme shtetërore,nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia si dhe ambasadorë të shteteve tona më mike.
Po ashtu, përfaqësuesit e komunës së Tuzit, kanë marrë pjesë në takime të shumta brenda dhe jashtë Malit të Zi, ku kisha veçuar posaçërisht pjesëmarrjen tonë zyrtare në Prishtinë, me rastin e ardhjes së ish presidentit të SHBA-ve BillKlinton.

I tërë stafi i Komunës mbetet në shërbim të qytetarëve,dhe sa më afër tyre. Për të qenë në dispozicion jo vetëm në zyrat tona, kemi hapur edhe ueb faqentonë zyrtare dhe jemi prezent edhe në rrjetatsociale, në mënyrë që t’i njoftojmë qytetarët me aktivitetet tona dhe tu ofrojmë mundësi më të lehtë tëkomunikimit me ne. Nuk do të presim që qytetarët ta japin mendimin e tyre, qoftë edhe kritik, vetëm në zgjedhjet e radhës, por në vazhdimësi me tërë seriozitetin tonë do t’i shqyrtojmë idetë, mendimet, pse jo edhe kritikat e tyre.
Puna jonë nuk do të ndalet këtu, por në bashkëpunim me të gjitha institucionet, në të gjitha nivelet brenda dhe jashtë shtetit përmes projekteve të ndryshme do të vazhdojmë angazhimin maksimal. E dimë se nuk i dimë të gjitha, por u premtojmë se do të mësojmë në përvojat e të tjerëve dhe nuk do të ngurrojmë që ato që nuk i dimë t’i mësojmë nga miqtë dhe partnerët tanë.
Mbetemi të përkushtuar ndaj respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Malit të Zi si dhe konventave të ratifikuarandërkombëtare, e në veçanti Konventës kornizë për ruajtjen e pakicave si dhe Konventës për ruajtjen e gjuhëve rajonale, si pjesë e pandashme dhe prioritare e legjislativit malazias.
Me këtë rast dua të falederoj të gjithë bashkëpunorët e mi për angazhimin dhe qëllimin e përbashkët, si dhe Ju të nderuar mysafir, që me prezencën tuaj na e kini zmadhuar edhe më shumë festën!
Të gjithë qytetarëve të Malësisë si dhe diasporës sonë u uroj Ditën e Komunës!
Fare në fund Ju ftoj të gjithëve që sonte në Qender të Tuzit në orën 20:30, të vazhdojmë festën, ku do të na argëtojërock grupi më e mirë shqiptar ELITA 5 dhe grupi Mars!
Faleminderit për vëmendjen!