Nënkryetari i Komunës së Tuzit, njëheri edhe kryetari i LDSH-së, për Malësi, Ivan Ivanaj, deklaroi se Komuna e Tuzit sot, administrata e saj, edhe pse në fillim të punës, po dëshmon se ka kapacitete dhe resurse, jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për të qënur një komunë e suksesshme.
Lexoni postimin e plotë të Ivanaj.
Të nderuar qytetarë të Malësisë,
Sot Tuzi për herë të parë feston Ditën e Komunës, prandaj së bashku me urimin për këtë datë,lirisht mund të them historike, duhet t’u falënderohemi të gjithë atyre që u angazhuan për këtë çështje, në radhë të parë subjekteve politike shqiptare, organizatave joqeveritare, diasporës tonë, dhe më së shumti ju qytetar që kurr nuk çuat dor nga kjo kërkesë.
Komuna e Tuzit sot, administrata e saj, edhe pse në fillim të punës, po dëshmon se ka kapacitete dhe resurse, jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për të qënur një komunë e suksesshme. Jemi më së të bindur, që me përkrahjën dhe mirëkuptimin tuaj, Tuzin do ta shndërrojmë në një qytet modern dhe me perspektivë për banorët e tij.
Të gjithë ne që u angazhuam që të vihet deri tek kjo ditë, sot jemi më së të lumtur, me faktin se sot me Tuzin po qeverisin ata që me të vërtetë e duan këtë vend.
Urime Dita e Komunës!!!