Përpos zyrtarëve më të lartë të Komunës së Tuzit, të pranishem në këtë manifestim solemn ishin Flamur Gashi, këshilltar i Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, nenkryetari i Kuvendit të MZ, Genci Nimanbegu, Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Mal të Zi, Ridi Kurtezi dhe Ylber Hysa,Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, Ministrja e Administrates Publike, Suzana Pribilloviq, Kryetari i Kuvendit të Podgoricës, Gjorgje Suhih, si dhe përfaqësues të institucioneve fetare në Mal të Zi, etj.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeten Kryetari i Kuvendit të Tuzit, Fadil Kajoshaj, nënkryetari i komunës, Ivan Ivanaj, pastaj fjalen e rastit e mbajti kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili foli për projektet e realizuara gjate pesë muajve qeverisës dhe projektet e parapara për realizim në të ardhmen.
Manifestimi i Komunës, vazhdon sonte në Qender të Tuzit, me bendin më të njohur shqiptar Elita 5.
Albert Camaj