Kurtezi: Sot është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar të Shën Terezës, simbolit të nënës shqiptare

Te dashur bashkëkombas,

Sot është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar të Shën Terezës, simbolit të nënës shqiptare, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë dhe misionit të përkujdesjes.

Me madhështinë dhe thjeshtësisë e saj, Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më sociale dhe më gjithëpërfshirëse.

Gëzuar ditën e Shën Terezës, trashëgimisë së vyer që na bën të ndihemi krenar që jemi shqiptarë!

Ridi Kurtezi
Ambasador i Shqipërisë