Camaj përkujton themelimin e subjektit të parë politik shqiptar në MZ dhe akcionin famëkeq policor, “Fluturimi i Shqiponjës”

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, njëheri edhe njëri nga liderët e Forumit Shqiptar në Komunën e Tuzit, Nikollë Camaj, me anë të një statusi në llogarinë e tij të rrjetit social facebook, ka përkujtuar 29 vjetorin e themelimit të subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi, Lidhjen Demokratike, si dhe arrestimin e malësorëve gjatë akcionit famëkeq policor, “Fluturimi i Shqiponjes”.

Lexoni postimin e plotë të Camaj.

Para plot 29 vitesh u formalizua, në parti politike, iniciativa e disa veprimtarëve shqiptarë në Malin e Zi, me ç’rast u themelua subjekti i parë politik i shqiptarëve të këtushëm, e njohur me shkurtesen LDnëMZ.
Shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë themeltarët, e në veçanti kryetarin e kuvendit themelues, z. Lekë Lulgjuraj. Po ashtu, një përgëzim i veçantë për të gjithë ata qe patën durim dhe provuan, me sakrifica të shumëta, të ruajnë këtë subjekt, në të gjitha trevat shqiptare ne Malin e Zi, donëse pa sukses. Prandaj, urimet sot i kam rezervuar për trashëgimtarët e ideve te levizjes kombetare te themeluar me 9 shtator 1990, e që sot veprojnë si Lidhje Demokratike Shqiptare.
Kur kujtojmë 9 shtatorin, ne asnjeherë nuk e harrojmë atë të vitit 2006, ditën kur forcat policore malazeze ndeshkuan Malësinë në akcionin famëkeq, “Fluturimi i shqiponjës”.
Të gjitha këto, vetëm na forcuan dhe kemi arsye të qendrojmë kryelartë!