Hapet kopshti për fëmijë në Tuz

Sot kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me ministrin e arsimit , dr. Damir Shehoviq dhe drejtorin e IPP “Gjina Vrbica” Vuk Stanishiq, bënë hapjen e kopshtit në Tuz.

Gjeloshaj shprehi kënaqësinë e tij për hapjen e kopshtit të ri në komunën e re në Tuz.

“Punimet në kopshtin për fëmijë janë përfunduar në afat të paraparë dhe në mandatin e këtij pushteti në Tuz po ndodhin ndryshime pozitive, si dhe janë paraparë investime të reja” theksoi Gjeloshaj.

“Si ministër dhe si prind e di se çfarë do të thotë ti besohet kujdesja e fëmijës dikujt dhe e di se çfarë presin prindërit nga ne, andaj ne do të mundohemi që pritshmëritë e tyre ti plotësojmë” – u shpreh ministri dr. Shehoviq.

Drejtori i IPP “Gjina Vrbica”, Vuk Stanishiq, shprehi krenarinë e tij që më në fund, nga shtatori i këtij viti, u bë hapja e njësisë edukative “Gëzimi Fëminor” në Tuz, dhe që ky objekt modern do të ngrisë kualitetin e mësimit parashkollor në komunën e Tuzit.

Objekti i sapondërtuar ka 11 dhoma pune të parapara për mbi 200 fëmijë.

Komuna e Tuzit