Nesër mbahet shqyrtim publik qëndror në Kuvendin e Komunës së Tuzit

1. Sekretariati për vetëqeverisje lokale
“Propozim Vendimi për kriteret, mënyrën dhe procedurën e shpërndarjeve të mjeteve për organizatat joqeveritare”

2.Sekretariati për financa dhe zhvillim ekonomik,
“Propozim vendimin për mbitatim në tatimin e të ardhurave të personave fizikë”

3. Sekretariati për planifikim, rregullim hapësinor dhe punë komunale
“Propozim Vendimin për parkimin publik në territorin e Komunës së Tuzit dhe Propozim Vendimin për Menaxhimin e Trafikut Rrugor në Komunën e Tuzit për vitin 2019 “

Shqyrtimi publik qendror do të mbahet më 19.09.2019 në orën 10.00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit.

Vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet, dorëzohen në formë të shkruar në adresën: tuzi@tuzi.org.me, deri në skadimin e afatit për shqyrtim publik.