Shqiptarët dhe romët janë popujt më të padëshiruar në Mal të Zi, ka treguar hulumtimi i fundit i Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM).
Në fakt, më të padëshiruarit, ose siç shkruan në hulumtim, distanca më e madhe etnike ekziston ndaj romëve dhe pastaj ndaj shqiptarëve, e më pak ndaj kroatëve e boshnjakëve.
Sipas këtij hulumtimi, shqiptarët më të madhen distancë etnike e kanë ndaj serbeve, kurse më së pakti distancë kanë ndaj malazezëve. Por malazezët më shumti distancë etnike kanë ndaj romëve e shqiptarëve, ndërsa më së pakti ndaj serbëve.
Hulumtimi tregon se malazezët dhe serbet konsiderohën më së afërmi.
Malazezët më së pakti distancë kanë ndaj serbëve, ashtu si edhe serbet ndaj malazezëve, ndërsa distancat në mes tyre pasqyrohen më shumë nga këndi politik dhe jo etnik. /MALESIA.ORG/