Sot u bë hapja e Administratës tatimore në Komunën e Tuzit, ku kjo ishte një mundësi e mirë për takim mes kryetarit të komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj dhe drejtorit të Administratës tatimore z. Miomir M. Mugosha.
Gjatë këtij takimi, u konkludua se dega e re në këtë komunë, do të kontribuojë në një koordinim më të mirë, cilësi më të mirë të shërbimeve dhe kontroll më efikas të rregullsisë së operacioneve të biznesit në Tuz.
Gjithashtu u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë mes administratës tatimore dhe pushtetin lokal në Tuz, në ndërtim të nivelit më të lartë të diciplinës tatimore.
Komuna e Tuzit