ASH, priti në takim ambasadorin Hysa

Kryetari i Alternatives Shqiptare, Nik Gjeloshaj, së bashku me zyrtarët e lartë të ASH-së, Rexhep Gjokaj, Gjergj Camaj dhe Rexhep Çunmulaj pritën në takim, ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z.Ylber Hysa.
Tema e diskutimit ishte pozita e shqiptarëve në Mal të Zi dhe bashkëpunimi me institucione relevante në përmirësim e statusit të tyre.
Ndër të tjera,kreu i ASH-së falenderoi ambasadorin e shtetit mik, për kontribut dhe angazhim në të mirë të popullatës shqiptare.
Ambasadori Hysa shprehi kënaqësinë e tij për bisedë vëllazërore dhe ceki rëndësinë e bashkimit të faktorit politik shqiptar në këtë vend.

ASH