Zv.ministri i jashtem i Kosovës, z. Anton Berisha, vizitoi Komunën e Tuzit

Sot, zevendesministri i jashtëm i Kosovës, z. Anton Berisha, nga radhët e AAK-së, së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në një vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ç’rast vizitoi komunën e Tuzit.

Berisha, është pritur nga kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetari i kuvendit, Fadil Kajoshaj, nënkryetarët, Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq si dhe drejtori i SHPK “Komunale”, Nikollë Camaj.

Në një takim të perzemert është diskutuar për situatën e përgjithshme, për të arriturat në komunen e Tuzit si dhe mënyrat e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë vizitës së tij në Malësi, z. Berisha, i shoqëruar edhe nga kryetari i LDSH, z. Nikollë Camaj, vizitoi edhe Shtëpinë Muze të Dedë Gjo Lulit, në Bardhaj të Hotit.

“Gjatë vizitës së sotme Komunës së Tuzit, së bashku me kryetarin e LDSH-së, z. Nikollë Camaj, në Bardhaj të Malësisë, kam vizituar muzeun e Dedë Gjo Lulit, viganit të shqiptarizmes, Heroit të Popullit, figurës më të rëndësishme të kohës së kryengritjes shqiptare për lirinë tonë.
Historia e Tij, djemëve të Hotit, trimëria e sakrifica e tyre, ka inspiruar ndër breza shqiptarët në rrugëtimin e përgjakshëm të lirisë. Krenar për të gjithë heronjtë shqiptarë në të gjitha trojet”, deklaroi Berisha.
Malesia.Org