Një shqiptar garon për t’u zgjedhur anëtar në Asamblenë e Shtetit në Nju Jork. Ai quhet Marko Kepi dhe në datën 29 shtator, Kepi do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për një vend në këtë asamble.
Shpallja zyrtare e kandidimit dhe nisja e fushatës është caktuar për në 29 shtator, në mesditë. Të interesuarit janë të ftuar në adresën: 1196 Hylan Boulevard Staten Island NY 10306.
“Ftoj të gjithë shqiptarët që munden të marrin pjesë! Mbështetja e gjithsecilit është gur themeli! Të tregojmë se bashkë mundemi! – shkruan Marko Kepi.
Kepi kandidon si anëtarë i Partisë Republikane në distriktin 64 të Asamblesë së New York-ut, që përfshin edhe një pjesë në Brooklyn.
Nëse fiton Marko Kepi do të bëhej shqiptari i dytë i zgjedhur në këtë Asamble, pas Mark Gjonajt. /MALESIA.ORG/