Ndryshimi i emërtimeve gjeografike dukuri e njohur shoqërore

Nga Dr. Nail Draga

Ndryshimi i emrit  nuk është dukuri e re apo e panjohur, përkundrazi paraqet dukuri të hershme që na vjen e trashëguar  në forma dhe varianta të ndryshme deri në ditët tona. Të dhënat e ndryshme gjatë periudhave historike dëshmojnë se çështja e emrit paraqet edhe statusin social dhe shoqëror të indvidit në mjedisin përkatës. Por, ne më këtë rast nuk do të trajtojmë emërtimin si kategori e personave, por, emërtimet sikategori gjeografike, historike dhe etnike. Fjala është për emërtimet e territorëve apo regjioneve gjeografike, që më pas kanë përfaqësuar shtetet përkatëse, që kryesisht janë shtete kombëtare. Historikisht dihet së shumë shtete kanë ndryshuar emrat e tyre, varësisht prej rrethanave shoqërore, nga kohërat e hershme, ata koloniale dhe më pas deri të pavarësia e tyre.  

Emërtimet ideologjike të qytetëve

Në lidhje me ndryshimin e emrave tëqytetëve kemi pasur shëmbuj kudo nga kohërat e kaluara e deri në ditët tona, por ne me këtë rast po japim disa shmebuj nga vendet e ish kampit socialist. Kështu në sajë të meritave për fitorën  në Revolucionin e Tetorit (1917), sa ishte gjallë Lenini disa qytete të vogla u riemërtuan me emrin e tij si:Lenjino, Lenjinjsk, Leninakan etj. Por, pas vdekjes së tij,  në vitin 1924, organet zyrtare sovjetike të kohës me dekret vendosen që qyteti i Petrogradit të riemërtohet në Leningrad. Por, pas rënies së socializmit si rend shoqëror në vitin 1992, këtij qyteti iu rikthye emri i vjetër Sankt Peterburg.

Nëse analizojmë në diakroni emërtimin  e këtij qyteti shumë të vjetër del së ai ka pasur disa emërtime (Sant PeterburgPeterburgPetrogradLeningrad Sant Peterburg), duke prezantuar në mënyrë transparente rrethanat shoqërore e historike të kohës.

Nëse emri i Leninit në ish-Bashkimin sovjetik iu vendos qytetëve pas vdekjës së tij, ndryshe ishte situata me Stalinin. Kemi të bëjmë me kultin e individit i cili u përjetësua në toponimi në të gjallë të tij. Kështu në vitin 1925, Stalini i vuri emrin e tij qytetit Volgogradit duke e riemërtuar në Stalingrad i cili këtë emërtim e ka mbajtur deri në vitin 1961, kur me vendim të Hrushçovit u vendos që qytetit ti kthehet emri i mëparshëm në Volgograd.

Duke i ndenjur besnik ideologjisë komuniste e sidomos idolit të tij Stalinit, Enver Hoxha me 19.12.1950 me dekret vendos që qyteti i Kuçovës të riemërtohet me emrinQyteti Stalin. Këtë emër ky qytet e mbajti deri të ndryshimet demokratike në Shqipëri në vitin 1990, kur u miratu pluralizmi politik. Pikërisht  në sajë të një kumtese të dates 21.12.1990 nga ana e PPSH, opinioni u njoftu se është vendosur që busti i Stalinit të hiqet nga Tirana, si dhe hiqet emri i tij nga çdo vend publik, nga del se hiqet emri i tij edhe nga Qyteti Stalin duke iu kthyer emri i mëparshëm-Kuçovë(1991).

Në mënyrë identike është vepruar edhe në ish-Jugosllavi, sepse kulti i Titos, ishte identik si kudo në vendet e ish kampit socialist. Në sajë të vendimit të datës 13.7.1946 u vendos që emri i qytetit të Podgoricës të riemërtohet nëTitograd. Ky emërtim është mbajtur deri në vitin 1992, kur qytetarët e këtij qyteti me referendum të mbajtur me 3.3.1992, me 72.1% vendosën që qytetit ti kthehet emri imëparshëm-Podgorica. Në ish-Jugosllavi po ashtu kemi pasur edhe qytete të tjera më emrin e ish presidentit Tito, si: Titov-Veles, Titovo-Uzhice, Titovo-Velenje etj., do të thot tetë qytete të njësive federale  ishin me emrin e tij, që  kanë mbetur në kujtesë të gjeografisë dhe historisë ideologjike të ish shtetit me emrin Jugosllavi(1992).

Emërtimi shqiptar në Ukrainë

Me interes është edhe një e dhënë në lidhje me ndryshimin, përkatësisht rikthimin e emrit të mëparshëm të vendbanimit. Fjala është për një vendbanim shqiptar në Ukrainë, përkatësisht  për Karakaurtin në qarkun e Odesës. Ndonëse njihet tradicionalisht më këtë emër nga ideologjia komuniste iu imponu  emri Zhovtnevoe, nga viti 1944-2016. Por edhe në Ukrainë ndodhi eliminimi i trashëgimisë ideologjike komuniste, duke e rikthyer emrin tradicional të mëparshëm këtij vendbanimi, që për ne shqiptarët paraqet diasporën historike në Ukrainë.

Ndryshimi i emrit të shtetëve

Nëse bëjmë një analizë të rastit del se shumë vende të botës  kanë ndryshuar emrin, pasi janë shpallur të pavaruara.Këtu kemi parasysh vendet të cilat ishin koloni dhe fituan pavarësinë. Kështu për shembull, Pakistani Lindor u bë Bangladesh, Bekuanalend u bë Botsvana, Ubangui Çari u bë Afrika Qendore, Cejloni u bë Sri Lanka, Inditë Lindore Holandeze u bë Indonezia, Rodeziau bë Zimbabva, etj. Ndërsa pas shpërbërjes  së shteteve federale në ish kampin socialist ku bënin pjesë Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, dhe  Çekosllovakia, njësitë federale u pavarësuan me emrin e tyre ekzistues.

Rasti i Maqedonisë, dështimi i referendumit

Por, në këtë aspekt përjashtim bën vetëm një njësi federale, e ajo ishte Maqedonia, e cila edhe pse u pavarësu në vitin 1991, ndërkombëtarisht nuk është njohur me këtë emër, por si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë(FYROM). Është çështje tjetër se disa shtete e kanë njohur me emrin e saj kushtetues, si Republika e Maqedonisë, por mbeti kontestues në arenën ndërkombëtare, e sidomos nga fqinji i saj jugor, Greqia e cila ka refuzuar në vazhdimësi një emër të tillë, duke insistuar në ndryshimin e tij, si kusht për njohjen nga ata për mbeshtetjen në integrimet euroatlanike si në BE dhe në NATO.

Edhe pse në mes dy paleve (greko-maqedonase) me vite janë zhvilluar bisedime diçka konkrete nuk është arritur, ku përjashtim bën Marrëveshja e Prespes (17.6.2018), ku u vendos që Maqedonia ta ndryshojë emrin në Maqedonia e Veriut, çështje kjo e cila do ti prezantohet qytetarëve për të vendosur në referendum për një emërtim të tillë.

Pikërisht në datën 30 shtator 2018 u mbajt referendum popullor i cili në mes tjerash në pyetjen e deklarimit kishte të bënte me pranimin apo jo të ndryshimit të emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut. Rezultatet e referendumit ishin zhgënjyese sepse në votim kanë marrë pjesë më pak se 50% e qytetarëve më të drejt vote, duke qenë një votim i dështuar.  Edhe pse referendumi për çështje të tilla  nukishte obligativ por konsultativ, sepse në lidhje me këtë çështje do të vendoset me vota në Kuvendin e Maqedonisë, ku për aprovim nevojiten 2/3 e votave të deputeteve.Dhe ajo çka nuk u arrit në referendum u arrit në Kuvend, ku me datën 19 tetor 2018 për ndryshime kushtetuese që do të thot edhe për emrin e ri në Maqedonia e Veriut kanë votuar 80 deputetë, aq sa ishte e nevojshme për miratimin e një propozimi të tillë. Ndërsa i mbetet Kuvendit përkatësisht legjislativit për ta avancuar këtë çështje në procedurat e metejshme për ta mbyllur një çështje e cila do të jetë legale për opinion vendas dhe ate ndërkombëtar.Pikërisht me datën 11 janar 2019, Kuvendi me 81 vota për mbeshteti ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut.

Përfundim

Por që të jetë e plotfuqishme, Marrëveshja për emrin duhej të ratifikohej edhe nga Parlamenti i Greqisë, që u mbajt  me 25 janar 2019, duke votuar me 153 vota për miratimin e ndryshimit të emrit në Maqedonia Veriore. Përveç ndryshimit të emrit Marrëveshja parasheh qëmaqedonasit e sotëm të mos kenë lidhshmëri me maqedonasit antik ndërsa gjuha maqedonase të pranohet se i takon grupit të gjuhëve sllave.

Përfundimisht u mbyll kontesti mes dy vendeve i cili si i tillë  daton që nga viti 1991, kur Maqedonia kishte shpallur pavarësinë, ndërsa Greqia kishte bllokuar integrimin e saj në NATO dhe BE, me arsyetimin se fqinji i saj mund të ketë pretendime ndaj territorit të saj verior që, po ashtu, quhet Maqedoni.