Gjeloshaj: Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj shembull i vertetë, se si zhvillohet një proces zgjedhor

Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj shfaqen një shembull të vertetë, se si zhvillohet një proces zgjedhor, të cilat fare mirë mund të krahasohen me shtetet e Unionit Evropian dhe shtetet më demokratike.
Ju lumtë!
Vetevendosjes urime për rezultatin si subjekti fitues, i zgjedhur nga vullneti i qytetarëve. Urime Albin!
Që në Kosovë ka nje zhvillim demokratik e tregon edhe sjellja e kryetarit te PDK z. Kadri Veseli që pranoi verdiktin e votuesit dhe pozitën e re në opozitë, kjo është për tu vlerësuar dhe marrë shembull për të gjitha subjektet sidomos në Ballkan, e që deri më sot është qëndrim unik!
Kosova me këtë proces dergoi një mesazh se është formuar si shtet me nivel të lartë të demokracisë.
Duke besuar dhe shpresuar që këto arritje do të ruhen me kujdes nga Parlamenti dhe Qeveria e re që do të krijohet!
Suksesi i Kosovës është sukses i secilit shqiptar kudo që ndodhet!
Presim që qeveria e re të vazhdojë të ketë raporte të mira me fqinjët e saj, e unë do të veçoj, ato me Malin e Zi për të mirën e qytetarëve të të dy shteteve por edhe të shqiptarëve në Mal të Zi.

Nik Gjeloshaj