Sot komunën e Tuzit e vizitoi ambasadori i Palestinës në Mal të Zi z.Rabii Alhantouli.
Ai u prit nga Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq.
Siç kumtohet nga Komuna e Tuzit, gjatë këtij takimi, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, e falenderoi ambasadorin për vizitën e tij si dhe këmbyen ide të ndryshme për bashkëpunim.
Siç thuhet edhe ambasadori palestinez Alhatouli, po ashtu, ka përgëzuar pushtetin e sapozgjedhur në Komunën e Tuzit, dhe ka ururar sukses në punë me shpresë për bashkëpunim në të mirë të vendit.
Malesia.Org
