Ivanaj, pret nxënësit e shkollës fillore “Dacaj”-Rozhajë

Sot komunën e Tuzit e vizituan nxënësit e shkollës fillore “Dacaj” nga Rozhaja, së bashku me drejtorin e kësaj shkolle z. Haxhi Lajçi, arsimtarin e gjuhës shqipe z.Ali Daci dhe kolegë të tjerë.

Ata u pritën nga nënkryetari i komunës së Tuzit, z.Ivan Ivanaj i cili i falenderoi për vizitën dhe interesimin për komunën e Tuzit.

Vlen të ceket se Shkolla fillore në Dacaj, është shkolla e vetme në gjuhen shqipe në atë krahinë, vater kjo e diturisë që me këmbëngulje tash 45 vite po lufton  me asimlimin.

Albert Camaj