SHPK “Komunale”- në përkrahje të akcionit për pastrimin e rrugëve lokale

Drejtori i SHKP “Komunale”-Tuz, Nikollë Camaj, përmes rrjetit social fb, promovon akcionin e të rinjëve të Hotit, për pastrimin e rrugëve lokale.

Siç mund të shifet në bazë të fotografive të publikuara nga Camaj, disa të rinj nga Traboini, të udhehequr nga Camaj dhe Gjergj Dushaj, filluan pastrimin e rrugëve lokale.

“Kurse sot pak punë konkrete! Të rinjtë nga Traboini, me “plakun” Gjergj, po pastrojnë rrugët lokale! Një shembull i mirë, për një Malësi më të pastër! Ju lumt!”, deklaroi Camaj.

Malesia.Org