Zbulimi që ndryshon historinë e shqiptarëve

Zbulohet tempulli i lashtë në majën e një mali në Shqipëri.
Çfarë ka ai të veçantë dhe a mund të ndryshojë këtë pjesë të historisë së shqiptarëve? Lidhja me kultin e Zeusit dhe përse arkeologët nuk kishin shkuar më parë?

Banorët e quajnë “Lemi i Lejlereve”dhe sipas tyre lidhet me një vend të shenjtë të ruajtur, që në periudhat e lashtësisë.

Për shkak të terrenit të thyer dhe largësisë arkeologët nuk e kanë shkelur dhe hulumtuar asnjëherë, pavarësisht se banorët theksojnë se atje fshihet diçka e jashtëzakonshme. Ne pikërisht këtë do të bëjmë, së bashku me arkeologë do të ngjitemi drejt këtij vendi që qëndron në majat e malit pas meje. A do të zbulojmë diçka të panjohur dhe me vlerë të rrallë për historinë shqiptare?

Kjo është një pyetje që tashmë e bëjmë të gjithë, por përgjigjën e të cilës do ta marrim vetëm kur të jemi atje sipër.

Një rrugëtim i gjatë mes rrëpirave, majave të thepisura e toponimeve të panjohura në kërkim të një monumenti ende të paidentifikuar zyrtarisht. Nuk është një kështjellë e as një vendbanim,por lidhet me një vend vërtet të rrallë.

Çfarë ka ai të veçantë? Përse asnjëherë nuk është dokumentuar? Grupi i “Gjurmë Shqiptare”me gazetarin Marin Mema, publikon dokumentarin.