Maratoni nderkombëtar i Podgoricës, në të cilin morën pjesë mbi 1000 garues, nga 45 vende të botës, u mbajt sot, për të 26 herë me radhë.
Ashtu si edhe herave të tjera garuesit marshuan nga qendra e Podgoricës, nëpërmes Gollubovcit dhe Komunës së Tuzit, për të përfunduar në Sheshin e Pavarësisë.
Në këtë maraton pjesmarrës ishte edhe sportisti nga Malësia, Nrekë Lulgjuraj, i cili në ditët në vijim do të marrë pjesë edhe në SHBA, në maratonin e New Yorkut.
Malesia.Org
