Ditëve të fundit, moti i keq dhe me shi, pa ndalë, vështirësoi qarkullimin nëpër rrugët lokale në Malësi, sidomos përgjatë Lumit Cem.
Kështu, sot, shirat e rrëmbyeshme bllokuan rrugën Dinoshë-Pikalë, duke bërë të pa mundur kalimin rrugor.
Me këtë rast, me lajmërimin e qytetarëve, intervenuan nga Komuna e Tuzit, ku në vend ngjarje, për tu bërë ndihmë qytetareve, shkoi drejtori i SHPK “Komunale”-Tuz, Nikollë Camaj, i cili angazhoi ekipin punues për rregullimin e rrjelles së ujit dhe heqjen e shkëmbinjve nga rruga.
Malesia.Org