Nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekiq” së bashku me mësimdhënësit e tyre vizituan sot Komunën e Tuzit.
Gjatë vizitës së tyre, nxënësit patën mundësinë të bashkëbisedojnë dhe të parashtrojnë pyetje kryetarit të komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj dhe kryetarit të Kuvendit të komunës së Tuzit, z. Fadil Kajoshaj.
Vizitat e tilla janë të këndshme dhe të mirëseardhura sepse pikërisht fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi, u shpreh mes tjerash kryetari Gjeloshaj.