Anulohet koncerti në QKI “Malesia”, Tuz, organizohet mbrëmje humanitare

Të nderuar shqiptar,
Në këto momente dhimbje dhe trishtimi per popullin shqiptar, pas termetit i cili ndodhi ne Shqipëri dhe pas konsultimeve të shumta dhe me perfaqesuesit e Komunes se Tuzit dhe KKSH-së është vendos që me datën 28 nëntor në QKI ” Malësia” me fillim në ora 19, të organizohet mbrëmje humanitare për grumbullimin e mjeteve. Gjatë kësaj mbrëmje në vënd të koncertit me këngë dhe valle për të cilin jemi përgadit disa muaj do të transmetohet filmi historik “Nëntori i dytë” .
Mjetet do të grumbullohen në ambientet e QKI “Malësia” dhe do tu dedikohen të prekurve nga termeti.
Çmimi i biletës do të jetë sipas dëshirës.
Malësi, Ju presim në numër sa më të madh që edhe kësaj here ta tregojmë humanizmin tonë.
Si institucione dhe shoqata kulturore solidarizohemi me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri.
Shqiptarët janë mirë kur është mirë Shqipëria.

🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Pjestarë të Policisë komunale të Tuzit, shkojnë për të ndihmuar të dëmtuarit nga termeti në Shqipëri