Aksion humanitar në Tuz për të prekurit nga termeti

Në këto momente të vështira, solidariteti ynë është i një rëndësie të jashtëzakonshme, prandaj Tifozat Kuq e Zi nga Malësia, kane fillua sot të bëjnë grumbullimin e të hollave që do të perdoren për blerjen e materjaleve të nevojshme, për të prekurit nga termeti në Shqiperi.

Gjithashtu nga TKZ-ja, kanë njoftuar se akisiojet e tjera, nga grupime të tjera, OJQ etj, në lidhje me këtë rast, gjithmonë do të kenë perkrahjen e Tifozave Kuq e Zi!

Ndërkaq, Tifoz grupi i KF Deçiq “Bishat”, kanë filluar grumbullimin e ushqimeve, produkteve higjienike, veshmbathjeve, mbulesave etj, në qender të Tuzit, për të prekurit nga termeti.

Malesia.Org