Tuz-Për disa orë grumbullohen 6 furgona ndihma

Pas tërmeteve që goditën në Shqipëri, qytetarë të shumtë nga Tuzi-Malësia, po bëjnë detyrën duke u mobilizuar menjëherë dhe për t’u dalë në ndihmë vëllezërve në Shqipëri.

Ashtu si në qytetet tjera shqiptare, edhe në Tuz-Malësi, qytetarët janë bashkuar në ndihmë për familjet e prekura nga tërmetet.

Në aksionin e sotem janë grumbulluar mbi 6 furgona me veshmbathje, gjëra ushqimore, batanije dhe çdo gjë tjetër të nevojshme në masë të madhe në pikën grumbulluese në qender të Tuzit.

Aksioni i sotëm i organizuar nga Tifo grupi i KF Deçiq “Bishat”, vazhdon edhe nesër dhe me këtë rast, apelohet nga njerëz vullnetmirë (me mundësi), që t’i sjellin gjëra elementare në pikën grumbulluese.

Ndërsa siç mësojmë për t’i dërguar ato në Shqipëri, shpenzimet, do ti paguajnë komuna e Tuzit.

Malësia.Org