Pasiviteti i imponuar apo guximi i munguar

Nga Nail  Draga

Është e ditur së në jetën tonë publike pavarësisht  rrethanave shoqërore  ka pasur dhe do të këtë emra intelektualësh  që nuk kanë hezituar për të shprehur mendimet dhe pikëpamjet mbi zhvillimet shoqërore dhe politike në mjedisin e caktuar.Përvoja e deri tashme  na dëshmon së të tillët  kryesisht  kanë qenë nga radha e shkrimtarëve, studiuesve, publicistëve, pedagogëve etj. Të tillët nuk e kanë pasur lehtë për të prezantuar pikëpamjet e tyre sepse kanë qenë të rrezikuar, me pasoja për jetën dhe veprimtarinë e tyre, ku raste te tilla ka pasur   sidomos në vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore.

Kujtojmë këtu ndjekjët, izolimet, burgosjet, internimet madje edhe likuidimet që ishin proces i vazhdueshëm ndaj intelektualëve. Dhe nuk ka pasur si  të jetë ndryshe sepse në vendet e tilla ka qenë e ndaluar fjala e lirë dhe mendimi ndryshe, sepse dominonte ideologjia moniste e cila përfaqësonte politikën shtetërore.

Në këtë aspekt  përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët të cilët  në tërë hapësirën e tyre etngjeografike pas Luftës së Dytë Botërore, ishin nën tutelen  e ideologjisë komuniste që paraqet  çështje për hulumtim të veçantë.

Pasiviteti nuk nderon individët  

Ndonëse kemi më shumë së asnjëherë deri më tash individë me diploma të fakulteteve të ndryshme, numri i intelektualëve në kuptimin e plotë të fjalës është shumë i vogël, nga del së mungon  guximi për të trajtuar çështjet e ndryshme shoqërore. Dhe një pasivitet i tillë nuk nderon individët, por as mjedisn ku jetojnë e punojnë. Sepse  nga e kaluara kemi pasur raste të degjojmë për persona me dinjitet, duke shpreh pikëpamjet e tyre për çështje shoqërore, apo politike, që në shumë raste nuk ishin  në pajtim me linjën e pushtetit.

Por, në rrethana të reja në pluralizëm qendrimi pasiv i personave të tillë të cilët dëshirojnë të vetquhen intelektual nuk mund të arsyetohet më asgjë, përveç me interesin e tyre  personal apo klaneve të ndryshme. Pikërisht këtu qendron problemi se pluralizmi ende vuan nga mentaliteti i  kohës së  monizmit, sepse koncepti i shoqërisë partiake është i pranishën gjithnjë ndonëse në një modalitet tjetër legjislativ.

Dimensioni i dyfishtë i përfaqësuesëve të politikës

Duke marrë parasysh së në plurarizëm zhvillohen zgjedhjet për të qeverisur si në nivelin lokal dhe ate shtetëror, çështje të veçantë paraqet përfaqësimi në pushtetet përkatëse. Në krahasim me kohën e monizmit në pluralizëm  përbërja e pushtetit varët nga  formimi i shumicës parlamentare. Pikërisht kemi të bëjmë me përgjegjësinë e subjektëve përkatëse për emërimin e kuadrave  sipas resorëve.

Edhe pse aty emërohen individë të profileve të ndryshme të tillët kanë dimension të dyfishtë, sepse ata fillimisht përfaqësojnë subjektin i cili i ka emëruar  dhe së dyti edhevetën e tyre. Në sajë të përvojës së deritashme del në resorët  përkatëse nuk janë emëruar personat e qelluar në aspektin profesional, del qartë se kemi të bëjmë me përgjegjësinë e subjektëve politike sepse kemi të bëjmë më keqpërdorimin e demokracisë pluraliste. Rastet e tilla dëshmojnë se kemi të bëjmë  më deformimin e parimeve  elementare  sepse në vend që të vlerësohen vlerat profesionale e meritokracia, parësore janë përkatësia partiake, ku  jo rrallë depërtojnë militantët dhe të dëgjueshmit të cilët janë bërë dukuri e kohës.

Mendimi kritik në favor të çështjeve shoqërore

Përvoja e deri tashme në pluralizëm dëshmon se nuk mund të jemi të kënaqur në lidhje me ekzistimin e mendimit kritik për dukuritë e ndryshme shoqërore e ato politike. Madje këtu duhet cekur se kemi të bëjmë me një dualizëm politik, sepse kemi të bëjmë   me partitë politike të cilat kanë qasje tjetër kur janë në opozitë e ndryshe kur janë në pushtet. Një qendrim i tillë dëshmon se kemi të bëjmë me individë pa parime  me interesa të rastit dhe si të tillë  janë  të politizuar.

Ndërsa një qendrim i tillë nuk vlen për intelektualët në kuptimin e plotë të fjalës, sepse ata kanë  mendim kritik të vazhdueshëm, për të prezantuar çështjet kontestueseshoqërore e politike me argumente, e jo duke anuar sipas shijes së klanëve apo preferencave të subjektëve në skenën politike.

Nuk ka dilemë se për intelektual të tillë  ka nevojë çdo mjedis, sepse mendimi kritik është në favor të avancimit të çështjeve shoqërore dhe politike. E kundërta ndodhë me intelektualët pasiv, përkatësisht oportunist, të cilët janë peng i vetvetës dhe i mjedisit si rezultat i interesit personal apo klanëve të ndryshme, andaj të tillët do mbesin individë të amortizuar përkatësisht anonimus pa autoritet shoqëror në mjedisin ku punojnë e jetojnë.

Presioni publik përmes guximit intelektual

Përfundimisht intelektuali  nuk duhet të jetë spektator ndaj  devijimeve shoqërore, por me guxim duhet ngritur zërin,duke qenë shëmbull për të tjerët.  Ndërsa duke marrë parasysh mjedisin ku jeton duhet cekur se reagimi individual nuk ka peshën e duhur sikurse mund ta ketë përmes të një subjekti nga shoqëria civile, siç janë shoqatat e ndryshme si p.sh. të shkrimtarëve, artistëve, pedagogëve, sociologëve, gjuhëtarëve, arkitektëve, ekologëve, mediat etj. Qendrimi  për mes një subjekti të tillë nuk humb në vlerë, përkundrazi ka peshë të veçantë për të bërë presion publik për çështjet kontestuese shoqërore dhe si i tillë është më i pranueshëm në opinionin e gjerë.

Madje në sajë të një qendrimi të tillë do të dëshmohet se opinioni shoqëror  nuk duhet të mbes peng  vetëm nga përfaqësuesit e pushtetit apo të kumtesave të partive  politike që janë kryesisht nga opozita parlamentare.                      

Vetëm me një qasje të tillë konstruktive, në një ambient me kapacitet demokratik mund të arrihet konsenzusi i cili është i domosdoshëm për avancimin e çështjeve preokupuese shoqërore për të tashmën dhe të ardhmen.

(Dhjetor 2019)