Më 14.12.2019, në restorantin “Troja”, në Tuz, në praninë e një numri të konsiderueshem të qytetarëve dhe mysafirëve nga Malësia, Shqipëria dhe më gjerë, u bë promovimi i librit “Vallet dhe lojërat e Malësisë”, të autorit Shtjefën Ujkaj.
Të pranishmit i përshëndeti vet autori Shtjefën Ujkaj, kurse për librin folën: Kompozitori Zef Çoba, koreografi, Aldo Nika, Edvin Ballgjati, doktor etnologjik,recensenti i librit Mr. Luigj Dedvukaj, si dhe koreografi Genc Kastrati.
Libri i valleve që paraqet autori Ujkaj, i takojnë krahinës etnografike të Malësisë së Madhe.
Albert Camaj