Kajoshaj: Të mbyllet Deponia dhe të gjitha ndërmarrjet e Kryeqytetit në Tuz

Kryetari i Kuvendit të komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, deklaroi për portalin “CDM”, se nëse do të detyrohen, do të mbyllin QKI “Malësia”, pasiqë Kryeqyteti nuk do ta financojë nga buxheti i vet, edhe pse, si themelues, ka obligim ligjor. Po ashtu, nëse vazhdohet ne injorim të kërkesave tona, në procesin e ndasisë, do t’i mbyllin të gjitha objektet e të gjitha ndërmarrjeve në territor të komunës së Tuzit, madje edhe Deponinë, e cila ndotë vendbanimet tona, theksoi Kajoshaj.

Kajoshaj deklaroi se Deponia gjendet në territorin e komunës së Tuzit, prandaj do ta mbyllin, pasiqë edhe ashtu qytetarët ankohen se i mbytë aroma e pakëndshme dhe tymi nga ndezja e mbetjeve dhe gomave.

“Ne kemi thënë disa herë që presim që QKI “Malësia”, të financohet nga buxheti i Kryeqytetit. Kjo është kështu me ligj. Nëse jo, atëherë ne do të mbyllim të gjitha objektet e Kryeqytetit në territorin tonë për një periudhë të caktuar kohore. Këtu e kam fjalën për Vendin e Tregut, Deponinë dhe gjithçka tjetër. Ne do ta mbyllim Deponimin së pari sepse është ndotës dhe një helm i vërtetë mjedisor. Nga kjo Kompani lëshohen gazra, helme, erë, djegie të mbeturinave dhe gomave. Kjo thjesht është e padurueshme. Qytetarët e Omerbozhajve, Dinoshës, Rogathit, dhe Dheut të Zi, e dinë më së miri se si është të jetohet në afërsi të Deponisë”, deklaroi Kajoshaj.

Malesia.Org