Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, të Shqipërisë, Gent Cakaj, priti në takim të gjithë përfaqësuesit e faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, si dhe kryetarin e KKSH-së.
Siç mëson portali Malesia.Org, Cakaj, zhvilloi takime me kryetarët e partive politike shqiptare, nga Mali i Zi, Nazif Cungun, Mehmet Zenkën, Nik Gjeloshaj, Nikollë Camaj, Fatmir Gjeken, Saubih Mehmetin, si edhe me Kryetarin e Lëvizjes Perspektiva, Amir Hollaj, nënkryetarin e Kuvendit të MZ, Genci Nimanbegu dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptareve, Faik Nika,
Në takimin me ta Ministri Cakaj nënvizoi rolin konstruktiv dhe aktiv të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi në proceset integruese euro-atlantike.
Ndër të tjera, Ministri në Detyrë Cakaj, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që do të mbarte unifikimi i mëtejshëm i mbarë spektrit politik shqiptar në Malin e Zi, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi, të cilat duhen të mbahen gjate vitit 2020.
Cakaj nenvizoi se modeli i Tuzit do të duhej t’u sherbej shqiptarëve në Malin e Zi, edhe në të ardhmen.
Cakaj, poashtu theksoi se brenda këtij viti kanë marrë vendim për heqjen e lejeve të punës për shqiptarët e Malit të Zi në Shqipëri, financimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin.
Malesia.Org