Në kuadër të projektit “Promoting Accessible and Sustainable Tourism for Future – P.A.S.T4Future” INTERREG ITA-ALB-MNE, zyra për menaxhimin e destinacioneve në Komunën e Tuzit në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe organizatën lokale Turistike të Tuzit ka organizuar promocionin e turizmit rural në kontekst të qasjes, të premten më 13.12.2019. Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit është përfaqësuar nga Anka Kujoviq e cila u është drejtuar të pranishmëve duke bërë prezantimin e punës së deritashme të ministrisë në fushën e turizmit rural. Mënyra e regjistrimit dhe këshillat ndaj pronarëve të amvisërive rurale, përderisa vendosin që të merren me turizëm dhe hoteleri janë të paraqitura qartë në doracakun “Udhëzues i vogël për amvisëri rurale” edhe në gjuhën shqipe.
Pas promovimit është vizituar Medresa “Mehmet Fatih” dhe varreza e vjetër ilire në Vuksanlekaj si dhe amvisëritë e Vaso Ujkaj dhe Pashko Dedvukaj, ku me këtë rast i falënderojmë përzemërsisht për pritjen e ngrohtë.