Mbahet solemnitet me rastin e “15 Dhjetorit, Ditës së çlirimit të Tuzit”

Sot në QKi “Malësia”, në Tuz, komuna e Tuzit, organizoi solemnitet me rastin e “15 Dhjetorit-Ditës së çlirimit të Tuzit”.
Siç kumtuan më parë nga komuna e Tuzit, kjo ngjarje për periudhën në të cilën ndodhi, kishte rëndësi për faktin se Tuzi u çlirua nga forcat okupatore fashiste të asaj kohë dhe se në këtë përvjetor të 75-të përkujtojnë të gjithë ata që u sakrifikuan, e në mënyrë të veçantë përkujtojnë brigadën e 22-të shqiptare që muar pjesë aktive në çlirimin e Tuzit.
Të pranishmit i përshëndeten kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënkryetari i komunës, Haris Ramoviq, si dhe kryetari i Jurisës për ndarjen e “Çmimit të komunës-15 Dhjetori”, Marash Dukaj.
Me këtë rast komuna e Tuzit ndau, Çmimet 15 Dhjetori për vitin 2019,  të cilat i shkuan Omer Kajoshaj, për kontribut në punë humanitare, Edin Krniq, shkrimtar dhe reporter i udhëtimeve, për kontribut në paraqitjen e emrit të komunës së Tuzit dhe Malit të Zi nëpër botë, si dhe Ruzhdija Axhoviq , për kontribut në afirmimin e vlerave themelore krijuese, të rëndësishme për Komunën e Tuzit dhe më gjerë, në fushat letrare, gazetareske dhe publicitare, të cilat i ndau kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj.
Malesia.Org