Kuvendi i Malit të Zi, me 41 vota pro, miratoi projekt-Ligjin për Simbolet Kombëtare, të hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në MZ, Mehmed Zenka.
Përpos aprovimit të Ligjit për Simbolet Kombëtare, i cili e garanton përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar, është fshirë Neni 23 i Ligjit për Rëndin dhe Qetësinë Publike përmes të cilit sanksionohej përdorimi i flamurit shqiptar.
Përmes këtij ligji, gjatë disa vitëve të fundit janë gjobitur persona të shumtë, dhe gjithmonë ata të cilët kishin në përdorim flamurin shqiptar, por jo edhe ata me flamuj të tjerë.
Malesia.Org