KKSH realizoi trajnimin “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi”

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, realizoi trajnimin “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi”, sapo përfundoi moduli i I, njoftuan nga KKSH, raporton Malesia.Org
“Të drejtat e pakicave kombëtare- të shqiptarëve në Malin e Zi, në kuadër të konventave ndëkombëtare”, të cilat Mali i Zi i ka ratifikuar dhe janë në fuqi.
Qëllimi është që ne si shqiptarë të kalojmë nga fjalët në vepra për të shfrytëzuar të drejtat që na takojnë. Hapi i parë është t’i njohim, pastaj t’i kërkojmë të drejtat. Pikërisht atë po bëjmë tani dhe do të vazhdojmë me modulet II dhe III në muajt që vijnë, për kuadrin ligjor në fuqi në Mal të Zi dhe mekanizmat juridike të realizimit të tyre, theksuan nga KKSH. Nga KKSH, Falenderuan pjesëmarrësit dhe ligjëruesin prof. Shevqet Berishën.

Malesia.Org