Presidenti Meta përshëndet miratimin e Ligjit të Simboleve Kombëtare

Presidenti i Shqipërisë, z. ilir Meta, përshëndet miratimin e Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare.

“Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare. Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare”, deklaroi Presidenti Meta.

Presidenti Meta, e cilësoi këtë si një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.

“Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm”, përfundoi Meta.