Kurtezi: Ligji i miratuar një hap i rëndësishëm për të garantuar të të drejtat themelore të pakicave kombëtare

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi, përshëndet miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare.

“Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, i cili i garanton pakicave kombëtare të drejtën dhe lirinë e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimin e festës kombëtare.

Shpreh bindjen se ky ligj do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të kohezionit social dhe vlerave multinaconale te Malit të Zi duke garantuar të drejtat themelore të pakicave kombëtare.

Përgëzime faktorit politik shqiptar por edhe institucioneve malazeze për kontributin e treguar në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm”, deklaroi Kurtezi.

Malesia.Org