Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur miratimin e Ligjit për simbolet kombëtare në Mal të Zi, duke pohuar se gjithë bashkëkombësit shqiptarë në Mal të Zi, me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar, njofton Malesia.Org.
“Miratimi i Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare nga Kuvendi i Malit të Zi është lajm i mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë atje.Ky vendim e forcon edhe më shumë multietnicitetin dhe ndjesinë e përkatësisë së çdo qytetari në Mal të Zi.Në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj.Si President i Republikës së Kosovës e uroj Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar”, deklaroi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Malesia.Org