Të hënën më 30.12.2019, në Galerinë e Qendrës për Kulturë, në Ulqin, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, bëri ceremoninë me rastin e dhurimit të literaturës në gjuhën shqipe për bibliotekat e shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi gjatë vitit 2019 ka bërë përpjekje për të siguruar literaturë të ndryshme për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi dhe me këtë rast, iniciativës së Këshillit i është përgjigjur pozitivisht Fondacioni Arsimor Kulturor Humanitar – ALSAR nga Tirana, Shqipëri, drejtuar nga Mehdi Gurra.
Ata kanë siguruar për nevojat e shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi një fond prej rreth 4000 kopjesh të 400 titujve, në vlerë prej 24000 euro.