ASH: Rruga jonë për arritjen e aspiratave politike dhe integrimin e shqiptarëve vazhdon

Të nderuar miq,

Po afrohet fundi i vitit 2019! Vlerësojmë se për ne, si subjekt ka qenë viti më i suksesshëm nga themelimi! Jemi shumë të lumtur, që në bashkëpunim me subjektet tjera shqiptare, me ndihmën tuaj dhe të diasporës sonë kemi arritur që komuna e Tuzit të jetësohet dhe të menaxhohet nga shqiptarët.
Po ashtu bashkëpunim i subjekteve nacionale në nivel shtetëror ka prodhuar disa arritje të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi, siç është përdorimin i lirë i Flamurit etj.!

Mendojmë se rruga jonë për arritjen e aspiratave politike dhe integrimin e plotë të popullit shqiptar vazhdon! Ky mision mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin dhe unifikimin e subjekteve nacionale.
Në emër të kësaj, nga zemra Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2020! Gjitha të mirat!

Sinqerisht,
Alternativa Shqiptare