Thaçi i kërkon Ramës ta heq taksën rrugore dhe heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës që qysh sot të nënshkruaj një marrëveshje ndërshtetërore për heqjen e kufirit dhe doganave Kosovë – Shqipëri, njofton Koha.Net.

Në konferencën e fund vitit, Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme që qysh sot të heq kufirin dhe doganën, duke thënë se jemi vëllezër dhe një komb.

“Konfirmoj në emër të institucioneve të Kosovës, Kosova qysh sot jo nesër, qysh sot është e gatshme të marr vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe çdo barriere tjetër me Shqipërinë, qysh sot, çdo barrierë që kemi mes shteteve të Kosovës hiq nuk ka nevojë me shty nesër, do të ishte mrekulli sikur viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama të merr këtë vendim, unë jam gati”, thotë ai, raporton Malesia.Org