Lojtari i KF “Malësia”, Romario Camaj, në provë të klubit norvegjez

Udhëheqësi i KF “Malësia”, David Camaj, arriti që, përr herë të parë, të sigurojë që një lojtar nga Malësia të qendrojë për provë në një klub norvegjez. Ai do të qendrojë për testime, 6 ditë, në Gjermani. Siç shprehet Camaj, “është një rast historik ky, kur mbas 10 viteve pune e sakrifice, arritëm t’a thejmë akullin, dhe ky është vetëm hapi i parë, karshi asaj çka na pret mbas provave që patëm në Kroaci me A haj dhe Akshabanaj. Gjithësesi, ky eshtë rasti më i madhi ne historin e klubit tonë, pasi që lojtari malësor Romario Camaj do të ketë rast të dëshmohet në disa ndeshje, kundra ekipave elitare, siç janë Liverpol, Valensia, Bajern, etj”.  Në fund, CAMAJ falenderon të gjithë ata që gjithmonë ishin me klubin “Malësia”, në veçanti diapsorën Malësore, e cila e përkrahu në çdo aktivitet, duke shtuar se Klubi tani është pjesë e një agjencionit, i cili mbetet i msheft, e i cili do të vazhdojë të perciellë talentat malsorë, por edhe në Kosovë, Shqipëri e vende tjera. Camaj shton se norvegjezët së shpejti do të vijnë në Malësi, dhe shpreson se lojtarë nga Malësia do të vazhdojnë karierën në klubet europjane.

Malesia.Org