Mali i Zi përsëri arreston atletin Irfan Domnori, i cili ishte i denuar për shkak të valëvitjes së Flamurit Shqiptar

Pas denoncimit të zhdukjes prej 6 ditësh të Irfan Domnorit, Ambasada Shqiptare në Podgoricë ka bërë me dije se atleti shkodran ndodhet në Burgun Hetues në Spuzhë, pasi është dënuar me 14 ditë burg.

Siç deklaruan për portalin Malesia.Org, nga Ambasada e Shqipërisë në MZ, pas informacioneve në media, lidhur me humbjen e kontakteve me shtetasin shqiptar, Irfan Domnori, Ambasada e RSH beri verifikimet e rastit duke u konsultuar me agjensite ligjzbatuese malazeze.

Në datën 16 nentor 2019, në Krajë, shtetasi shqiptar Irfan Domnori nga Shkodra, ishte arrestuar nga autoritet malazeze, pasi gjatë festes tradicionale  “Ditë e Gështënjës”, shpalosi flamurin shqiptar.

Domnori ishte ndaluar nga autoritetet malazeze me arsyetimin se ka thyer ligjin për qetesinë publike duke qarkulluar nëpër territorin malazez me flamurin shqiptar të pa shoqëruar me atë malazez (dispozitë e parashikuar në ligjin e vjetër për simbolet kombetare) dhe gjykata malazeze e kishte gjobitur me 300 euro dhe i kishte ndaluar hyrjen në Mal të Zi, për 60 ditë.

Sipas informatave të dhëna për portalin Malesia.Org, nga Ambasada Shqiptare në MZ, në daten 26/12/2019, në kundershtim me masen e ndalimit të hyrjes në MZ, Domnori ka tentuar të hyjë në piken kufitare në Sukobinë-Muriqan, por nuk është lejuar pasi policia malazeze i ka komunikuar se nuk mund të hyjë në Mal të Zi, pasi duhen edhe 18 ditë nga masa fillestare 60 ditore e cila e ndaloj të hyjë në territorin malazez.

“Në pamundesi për të hyrë permes pikes kufitare, policia malazeze pretendon se shtetasi Domnori ka hyrë në Mal të Zi, permes kufirit të gjelber dhe si rezultat është ndaluar dhe mbahet në dhomat e paraburgimit në Shpuzë-Podgoricë, me akuzen Thyerje e mases së gjykatës për ndalim hyrje 60 dite”, kumtuan nga Ambasada shqiptare.

Për këtë, Ligji parashikon dënim me 14 ditë burg dhe masa e ndalimit të hyrjes në MZ nga 1-3 vjet (veprim i perseritur).

Malesia.Org