Bashkimi Shqipëri-Kosovë. Në Shqipëri e duan më shumë se në Kosovë. Ja sondazhi

Dy organizata prezantuan të dhënat e hulumtimit ‘Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit – Perceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin mes dy vendeve’ i publikuar këtë javë. Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) kanë publikuar hulumtimin i cili jep përgjigje disa prej çështjeve me interes në Kosovë dhe në Shqipëri si p.sh.: distanca sociale, imazhi për fqinjët, integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal, perceptimi dhe stereotipet ndaj njëri-tjetrit, qëndrimi ndaj bashkëpunimit zyrtar të dy vendeve si dhe qëndrimi ndaj bashkimit eventual kombëtar. Raporti thotë se vizitat e ndërsjella mes qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë janë shtuar dukshëm, sidomos pas çlirimit të Kosovës dhe ndërtimit të Rrugës së Kombit.