Rama i kundërpërgjigjet Ajatollahut: Çdo sulm mbi Shqipërinë është sulm mbi NATO-n

Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama iu kthye dhe njëherë çështjes së kërcënimit nga Lideri Suprem i Iranit. Ai tha në fjalën përmbyllëse në takimin e OSBE-së në Vienë se “çdo sulm mbi Shqipërinë është mbi NATO-n”.

Kemi marrë një risk me muxhahedinët. Krenarë që luftojmë krah aleancës për një botë më të mirë. Çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Më tej kryeministri  Rama theskoi se nëpërmjet respektit, presidenca e Shqipërisë do të bëjë diferencën në drejtimin e OSBE-së

Ne dëshirojmë që të sigurojmë që do të ketë gjëra bazike, që të vijojnë që të jenë qëllimi ynë dhe baza e kësaj organizate. Është inkurajuese që të kuptosh që bashkëpunimi dhe iniciativat tona janë në drejtimin e duhur, do të bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja. Të japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve.

Do të kemi kuptueshmëri mes kësaj organizate. Do ta bëjmë këtë gjë me respekt, pasi kështu do të vijojmë që të bëjmë diferencën dhe të marrim vëmendje, dhe të bindim të tjerët, që nuk na shohim ashtu sikurse duhet. Dua t’u falenderoj të gjithëve, ishte një eksperiencë shumë e mirë që ndodhem këtu, që u dëgjova të gjithëve. Do të kem parasysh gjithçka që ju do të thoni dhe të diskutoni”, deklaroi Rama.

Malesia.Org