Fillon me funksionim platforma për donacione e komunës së Tuzit

Komuna e Tuzit, ka instaluar programin e veçantë https://tuzi.org.me/donate/ i cili mundëson online bashkimin e fondeve, që do të dedikohën enkas për të ndihmuar zhvillimin e projekteve në trevën e Malësisë.
Lidhur me këtë lexoni postimin e plotë të kryetarit të komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj dhe nënkryetarit Ivan Ivanaj.

Postimi i Gjeloshaj: 

“Të nderuar miq,

Dëshiroj të njoftoj opinionin e gjerë, si në vendlindje , po ashtu edhe në diasporë, se komuna ka instaluar programin e veçantë https://tuzi.org.me/donate/ i cili mundëson online bashkimin e fondeve, që do të dedikohën enkas për të ndihmuar zhvillimin e projekteve INFRASTRUKTURORE në trevën e Malësisë!

Ideja ka lind nga disa bashkëatdhetarë, kur ishim për vizitë në SHBA.
Këtu veçanarisht duhet potencuar që të gjitha mjetet do të jenë publike dhe çdokush do të këtë qasje të shoh të gjithë ata që kontribuojnë.
Po ashtu transparenca do të jetë maksimale dhe e mire koordinuar për investimin e tyre në zona të caktuara në Malësi.
Këtu mund të ndihmoj secili që ka mundësi, e jo vetëm diaspora shqiptare në mërgim!
Qëllimi primar është që për çdo muaj të ndahet nga një shumë e caktuar mjetesh nga të ardhurat, sado qofshin ato, duke filluar nga individë, OJQ, biznese etj.

Unë si kryetar i Komunës, fillimisht për vitin 2020, nga rroga ime mujore, do t’i ndaj 10% , apo nga 110 € në muej për fondin në fjalë!
Andaj, ndajeni edhe JU për Malësinë, nga të ardhurat tuaja mujore, një shumë të caktuar, qoftë 1%, 5%, apo 20%…, sipas mundësisë që keni!

Vetëm kështu, të bashkuar në ide dhe qendrime do t’a ngrisim vendin tonë aty ku e meriton!

https://tuzi.org.me/donate/

Sinqerisht,

Nik Gjeloshaj,
Kryetar i komunës së Tuzit

PS
Unë e kreva obligimin për muejin janar, i pagova 110 €uro!”, deklaroi Gjeloshaj.

Postimi i Ivanaj: 

“Të dashur qytetarë,

Për ne që institucionin e Komunës e përjetojmë si shtëpinë tonë, çdo cent që derdhet në llogarinë e saj, ka rëndësi të veçantë!

Platforma e re, përmes të cilës qytetarët dhe dashamirët e vendit tonë mund të bëjnë donacione ka filluar me funksionimin e saj.
Prandaj, ju ftojmë të gjithëve, sipas mundësive që keni, që së bashku ta ndërtojmë dhe zhvillojmë vendin tonë.

Mjetet e grumbulluara ne këtë mënyrë do te shfrytëzohen për zhvillimin e Komunës tonë dhe çdo gjë do të jetë transparente!
Donacionet mund ti bëni përmes ketij linku :
https://tuzi.org.me/donate/

DHURO DHE BËJU PJESË E ZHVILLIMIT TË MALËSISË!

P.S. Unë për muajin janar dhurova 5% nga rroga, 50 euro”, deklaroi Ivanaj.

Malesia.Org