Luigj Dedvukaj emërohet drejtor i Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz

Ministria e Arsimit të Malit të Zi në krye me Dr. Damir Shehoviq emëroi Mr. Luigj Dedvukaj për ushtrues të detyrës së drejtorit të Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz.

Dedvukaj ishte profesor i lëndës Kulturës muzikore që nga nëntori i vitit 2006, jo vetëm në Tuz, por edhe në Shkollën Fillore “29 Nëntori” në Dinoshë, e më pas në Shkollën Fillore “Bashkimi” në Skorraq dhe së fundmi mësimdhënës i solfezhit dhe koordinator në Shkollën artistike të muzikës dhe Baletit “Vasa Paviq”, paralelja në Tuz.

Përveç mësimdhënësit, Dedvukaj është edhe kompozitor, instrumentist dhe bashkëpunëtorë i jashtëm i Entit dhe teksteve dhe mjeteve mësimore në Podgoricë, si përkthyes librash për Kulturën muzikore, konsulent profesional i lëndës në fjalë dhe producent muzike.

Luigj Dedvukaj është edhe Keshilltar në Kuvendin e Tuzit nga radhët e Forumit Shqiptar.

Malesia.Org