Prezantimi i Agrobuxhetit për vitin 2020

Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural në bashkëpunim me Komunën e Tuzit- Sekretariatin për bujqësi dhe zhvillim rural, organizon prezantimin e Agrobuxhetit për vitin 2020.

Prezantimi do të mbahet me datën 12.02.2020 (e mërkur), në ora 13.00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit.

Prodhuesit do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me interesimet e tyre.

Ju mirëpresim