Albin Kurti, takohet me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha

c’èKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi, në Kosovës, Ferhat Dinosha.

“Fqinjësia e mirë është prioritet i Qeverisë së re dhe se takimi me ambasadorin, z. Dinosha është fillimi i këtij rrugëtimi. Si dy shtete duhet të bëjmë shkëmbimin e përvojave me qëllimin e krijimit të raporteve të sinqerta fqinjësore”, kuntuan nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Sipas kësaj komunikatë, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha i ka shprehur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, urimet e shtetit të Malit të Zi, duke e përcjellë edhe urimin e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.

“Rruga në integrim evropian është rrugë e përbashkët. Sfidat me të cilat ballafaqohen të dy shtetet tona në shumicën e rasteve janë të ngjashme e jo rrallëherë janë edhe të njëjta, prandaj kemi shumë mësime që mund të nxjerrim prej njëra-tjetrës”, thuhet në komunikatë.

Malesia.Org