Shfaqet filmi dokumentarë “25 vite Karneval”

Sonte, në QKI “Malësia”, në Tuz, Shoqata “Karnevali-Koret” nga Tuzi, shfaqi filmin dokumentar “25 vite Karneval”.

Nën moderimin e Anita Junçaj, të pranishmit i përshëndeten kryetari i Shoqates “Karnevali-Koret”, Arton Gjokaj dhe kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Në këtë Film dokumentar, në pika të shkurtëra interpretohet puna dhe veprimtaria e organizatës Karnevali Koret nga viti 1996. Përveç kësaj, pamjet nga filmi dokumentarë rikujtohen momentet dhe entuzijazmi i karnevaleve që ka qenë karakteristike për Malësinë. Po ashtu, në këtë film vërehet edhe modernizimi i karnevaleve ndër vite, ku spikat dallimi mes maskave të dikurshme dhe atyre moderne.

Mbas shfaqjes së Filmit dokumentarë, pranë QKI “Malësia”, u mbajt “Nata e saragave”.

Albert Camaj