Sonte në Qëndrën Kulturo Informative ‘‘Malësia’’ në Tuz u mbajt manifestimi kulturorë, me mbrëmjen e Homorit dhe Satirës.
Programi i humorit dhe satirës ishte i përgaditur mirë dhe mjaft interesant, ku të pranishmit i argëtuan aktori i njohur Agron Llakaj me grupen e Alpazar nga Tirana, tē cilët, permes batutave, shfaqen një program të pasur humoristik.
Gjykuarë në bazë të duarktrokitjeve dhe disponimit të mirë, shikuesit e shumtë ishin të kënaqur me permbajtjen e këti programi.
Programi i javës së karnevaleve vazhdon nesër, me programin për fëmijë “Karnevali i fëmijëve”, që do të realizohet në qëndër të Tuzit, me fillim në ora 13:30.
Albert Camaj